Fury i jashtëzakonshëm, e rrëzon kundërshtarin në rundin e gjashtë

Tyson Fury ka fituar me KO në rundin e gjashtë kundër Dillian Whyte.
“Mbreti Cigan” e rrëzoi përtokë kundërshtarin në rundin e gjashtë duke mos i dhënë asnjë mundësi.
Ai e administroi vazhdimisht meçin, kurse në raundin e gjashtë arriti ta nokautonte.
Whyte u ngrit në këmbë, por ishte e pamundur të vazhdonte më tutje. /IndeksOnline/