75 Mall Live Search
11:45 / E Hënë, 22 Dhjetor 2025 / L A

Fury pranon të ndeshet me Joshuan, por ka një kusht

Boksieri britanik, Tyson Fury do të rikthehet në ring.

Ai do t’i japë fund pensionimit të tij njëvjeçar në vitin e ardhshëm, i cili po lidhet me një meç rikthyes ndaj Anthony Joshuas.

Kryetari i Queensbury Promotions, Frank Warren, është i bindur se ndeshja do të zhvillohet vetëm nëse Furyt i ofrohet shuma e duhur e parave.

“Ajo që do ta inkurajojë Tysonin është aspekti financiar i saj”, tha ai për Sky Sports . “Unë besoj se ai e ka mposhtur AJ-në, ashtu si Tyson dhe ekipi. Gjithçka ka të bëjë me vlerën e ndeshjes. Është një ndeshje e madhe dhe ia vlen shumë para”, shtoi Warren.

Fury, meçin e tij të fundit e zhvilloi ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk, por që ishte mposhtur nga ai në Arabinë Saudite.

Ndërsa Joshua e zhvilloi së fundi ndeshjen ndaj yllit të rrjeteve sociale, Jake Paul ku e mposhti me “KO”./IndeksOnline/