75 Mall Live Search
11:43 / E Shtunë, 13 Dhjetor 2025 / L A

Fury rikthehet në vitin 2026, përballet ndaj Joshuas

Tyson Fury po rikthehet pas “pensionimit” të tij.

Boksieri 37-vjeçar do të përballet në një meç titanësh ndaj bashkëkombasit të tij, Anthony Joshua.

Sipas revistës The Ring, Tyson Fury dhe Anthony Joshua do të përballen në vitin 2026 dhe ndeshja është planifikuar si pjesë e sezonit të Riadit.

Fury, do të ndeshet për herë të parë që nga viti i kaluar ku ishte mposhtur nga ukrainasi, Oleksandr Usyk pikërisht në Riad ku së pari me vendim të ndarë, pastaj me vendim unanim me të gjithë gjyqtarët që e vlerësuan rezultatin 116-112./IndeksOnline/