10:25 / E Diele, 15 Shtator 2019 / indeksADMonline

Fury tha se mund ta mposht Andy Ruiz me një dorë, kjo është përgjigjja epike e meksikanit

Tyson Fury arriti me mund të fitonte ndaj Otto Wallin pas vendimit të gjyqtarëve.

Në raundin e tretë, Fury preu keq syrin e djathtë, duke u ndeshur për 9 raunde thuajse me një sy, dhe arriti të fitonte ndeshjen, shkruan Indeksonline.

Para ndeshjes, Tyson Fury kishte deklaruar se do ta mposhte Andy Ruiz me një dorë të vendosur pas shpine.

Pas ndeshjes, një postim i Andy Ruiz në llogarinë e tij zyrtare në Twitter mori të gjithë vëmendjen.

“Pas kësaj performance nuk ka gjasa që ai të më mposht men një dorë pas shpine” – ishin fjalët e kampionit të peshave të rënda./Indeksonline/