75 Mall Live Search
19:06 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Fury thërret Wilder: “Ta bëjmë revanshin, mos urino në pantallona mik”

Tyson Fury ka një mesazh të shkurtë për Deontay Wilder: “Mos urino në pantallona tani mik”.
Ai po përpiqet ta joshë kampionin botëror ne kategorinë WBC për një revansh të shumë kërkuar.

Ish kampioni i unifikuar botëror i cili i’u është kthyer stërvitjeve pas pushimit të krishtlindjeve, ishte afër ta kompletonte një ndër rikthimet më të mëdha të historisë së boksit kur ai u ndesh me Wilder në klasiken e Los Angelesit në dhjetor të vitit të kaluar, shkruan IndeksOnline.

Promoteri i tij, Frank Warren kishte thënë se negociatat për një revansh mund të fillojnë në fillim të vitit 2019.

Ndërkohë Fury për BT Sport ka thënë se ai është në formën më të mirë të mundshme: “Unë jam duke mbajtur fitnes, njëmend. Jam në formë si dikurë. Jam gati për lufta, Wilder ta bëjmë revanshin, mos urino në pantallona tani mik” ka thënë Fury./IndeksOnline/