75 Mall Live Search
23:43 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / L A

Fury thotë se “Mbreti” duhet të rikthehet në fronin e tij

Boksieri britanik Tyson Fury ka lënë të kuptohet se tërheqja e tij nga boksi mund të përfundojë vitin e ardhshëm. Në një postim në rrjetet sociale, ai deklaroi se “mbreti duhet të kthehet në fronin e tij”.

Fury kishte këmbëngulur se karriera e tij në boks kishte mbaruar në janar, kur ai humbi revanshin ndaj Oleksandr Usyk një vit më parë. Por, 37-vjeçari ka paralajmëruar një rikthim, çka nuk është një surprizë.

“Ka një rrugë të gjatë dhe të vetmuar që vetëm unë mund ta përshkoj. Pas betejave të gjata dhe të vështira më pret pavdekësia!“, deklaroi britaniku.

Edhe ekipi promovues i Furyt në Mbretërinë e Bashkuar, Queensbery, ka postuar gjithashtu të njëjtin citat, me një imazh të Furyt të ulur në një fron.