75 Mall Live Search
19:59 / E Martë, 09 Nëntor 2021 / C E

Fusha e futbollit kthehet në arenë boksi, përfshihen lojtarët, trajnerët e tifozët

Një ngjarje e pazakontë është parë në ndeshjen e Ligës së kadetëve në Ukrainë.

Në minutën e 70-të të ndeshjes nisën shkëndijat mes kadetëve të Dnipros dhe Mariupolit.

Fillimisht lojtarët janë përleshur dhe pastaj ka ndërhyrë stafi profesional i njërit ekip, më pas i ekipit tjetër dhe në kaos të plotë kanë marrë pjesë edhe prindërit dhe tifozët nga tribuna!

Në fakt, kushdo që ndodhej në stadium në atë moment, në njëfarë mënyre ka “kontribuar” në këtë luftë të madhe.

Njësoj vazhdoi në fushë për disa minuta, por më pas situata u qetësua. Kur tifozët dhe prindërit u larguan nga fusha, ndeshja vazhdoi, por futbolli bie në plan të dytë.