Fusha e tenisit e mbuluar me borë, tenistja kosovare e gjen mënyrën për t’u stërvitur

Borë e madhe ka rënë këto ditë në qytetet e Kosovës. Kjo borë ka shkaktuar shumë probleme për sportistët kosovarë, shkruan IndeksOnline.
Në Milloshevë, tenistja kosovare, Blearta Ukehaxhaj e kishte problem të luante në fushën e mbuluar me borë.

Por, ajo së bashku me Bleron Ukehaxhaj dhe Sami Ukehaxhaj e gjetën mënyrën se si ta largojnë borën nga fusha.
Ata shpenzuan disa orë kohë vetëm për ta pastruar fushën dhe të jenë në gjendje t’i zhvillojnë stërvitjet e planifikuara.
