75 Mall Live Search
10:49 / E Premte, 17 Korrik 2020 / indeksADMonline

“Fusha u bë akull”, portieri i Valladolidit rrëshqet dhe pëson gol qesharak

Mbrëmë u zhvillua java e 37-të e La Ligas, ku në aksion ishin 10 ndeshje.

Njëra nga ndeshjet që u zhvillua mbrëmë ishte ajo midis Eibarit dhe Valladolidit ku vendësit fituan me rezutlat 3:1, transmeton Indeksonline.

Një nga golat e Eibarit po i bën të qeshë gjithë tifozët e futbollit. Portieri i Valladolidit, Churripi nuk arriti ta priste një top të kthyer nga bashklojtari i tij, pasi rrëshqiti dy herë dhe nuk mundi të ngrihej.

Kjo i dha mundësi Tekashi Inuitit, që të rrëmbente topin dhe të shënonte lehtë./Indeksonline/