Fushat e tenisit në Taukbashqe i kthehen qytetarëve të Prishtinës
 
				Fushat e tenisit në lagjen Taukbashqe të Prishtinës i janë kthyer qytetarëve.
Kjo pasi që dje është nënshkruar marrëveshja tre-palëshe ndërmjet Komunës së Prishtinës, Ndërrmarjes Publike Lokale “Sport Marketing” ShA dhe Federatës së Tenisit të Kosovës.

“Kemi dhënë në shfrytëzim fushat e tenisit ne Parkun e Taukbashqes. Shfrytëzimi i fushës së tenisit është i hapur gjatë ditës, nga 🕖 7:00 – 15:00 për të gjithë qytetarët e Prishtinës.
Është ndjenjë e mirë kur projektet që i japin gjallëri Kryeqytetit t’i kthejmë në shërbim të qytetarëve. Për sportin do të punojmë ende më shumë, ta mbajmë të fortë dhe në zhvillim” shkruan nënkryetari Alban Zogaj në njoftim./Indeksonline/



 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                