10:53 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / B O

Fushata dhe zgjedhjet, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka dështuar sot mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Mbledhja ka dështuar në mungesë të anëtarëve të mjaftueshëm.

Arben Gashi, Besnik Tahiri e Saranda Bogujevci kanë qenë të pranishëm, së bashku me kryetarin Konjufca, ndërsa të tjerët munguan.

Kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se mungesa e anëtarëve të tjerë lidhet me angazhimet e tyre në fushatë dhe zgjedhje.

“Nuk duhet procesi zgjedhor ta ndalojë punën e Kuvendit e Qeverisë. Unë jam kandidat për kryetar komune në Podujevë dhe sot erdha këtu sepse është obligim i imi” ka thënë Besnik Tahiri./Indeksonline/