75 Mall Live Search
14:40 / E Premte, 07 Shkurt 2025 / Z S

Fushata e Enver Hoxhajt merr vëmendje të veçantë, rrethohet nga të rinjtë që ngrisin 4 gishtat lart

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka shprehur entuziazmin e tij për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u rrethuar nga të rinj të shumtë që e mbështesin kandidaturën e tij.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka shpërndarë disa fotografi me të rinjtë, të cilët kanë ngritur katër gishtat si simbol të mbështetjes për numrin 4 në listën e PDK-së, i cili është numri garues i Envet Hoxhajt.

Ai ka theksuar besimin e tij në fitore, duke shkruar:

“Krenar që jam pjesë e kësaj energjie! Të dielën, fitorja është e sigurtë! Voto #PDK131 ✅ Voto #Hoxhaj4 ✅”

Fushata e tij ka marrë mbështetje të madhe nga të rinjtë, të cilët shihen si një forcë kyçe për suksesin e PDK-së në këto zgjedhje./Indeksonline/