19:33 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Fushata rraskapitëse, shkak i daljes së vogël të votuesve

Procesi i balotazhit nuk është se u shoqërua me incidente ose probleme të mëdha. Për dallim nga kandidatët që e gjitha dita i shoqëroi me ‘ethe’ e emocione të ndryshme. Megjithatë dalja e vogël e votuesve dukshëm është një tregues i madh, se shumë votues i ka lodhur ‘fushata’.

Profesori i sociologjisë, Fadil Maloku thotë se daljen e vogël duket kërkuar tek ‘presioni mobil’ i pretendentëve për kryetar. Sipas tij, edhe kohëzgjatja e fushatës ishte vërtetë rraspapitëse dhe monotone.

“Daljen e vogël, midis tjerash duhet kërkuar edhe tek “presioni mobil” i pretendentëve për kryetar, që nënkuptoi më shumë ofertim klientelist se sa sish qytetar. Për dallim nga raundi i parë, ku mobiliteti dhe energjia ishin shpërndarë kryesisht në asambleist, në raundin e dytë ai u koncentrua dhe u reduktuavetëm në dyshin e kandidatêve të lodhur, dhe joatraktiv. Edhe kohëzgjatja e fushates (qē ishte vërtetë rraskapitëse e monotone për shumicën konservative të qytetarëve) mund të merret si një ndër indikatorët e fuqishëm logjik të mosdaljes aq masive në votimet e balotazhit.”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.

Një arsye tjetër sipas Malokut, është edhe ideja se nuk mund të ndryshojnë gjendjet e krijuara me vite të tëra.

“Një tjetër “adresë” relevante e këtij lloj “abststenimi social”, nga ana e votuesëve lokal, mund t’i adresohet padyshim, edhe indiferencës së shoqëruar me shembjen e iluzionit qytetar, se nuk mund të ndryshojmë gjendjet e krijuara me vite të tëra, nga klanet dhe grupet tashmë të etabluara fuqishëm, në strukturat kriminale e korruptive lokale.“, ka theksuar Maloku. Ndryshe, sipas KQZ-së kanë qenë 38,08% e qytetarëve me të drejtë vote që kanë kryer obligimin qytetar duke hedhur votën e tyre. /Indeksonline/