75 Mall Live Search
22:27 / E Mërkurë, 13 Gusht 2025 / Z S

Fushatë kundër rreziqeve nga ngasja e pakontrolluar në dasma

Policia në rajonin e Mitrovicës ka zhvilluar sot një fushatë me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për pasojat dhe rreziqet nga veprimet dhe sjelljet e pakontrolluara gjatë lëvizjes me automjete në kolona me dasmorë.

Policia ka apeluar te qytetarët që, duke vepruar në pajtim me ligjet dhe  rregullat, secili të japë kontributin e tij në dobi të përmirësimit dhe parandalimit të dukurive negative.

Policia në rajonin e Mitrovicës ka zhvilluar të mërkurën fushatë me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për pasojat dhe rreziqet nga veprimet dhe sjelljet e pakontrolluara gjatë lëvizjes me automjete në kolona me dasmorë.

“Veprime të tilla janë në kundërshti me ligjin dhe sigurinë në trafik dhe në kuadër të saj Policia përmes aktiviteteve ditore, përmes komunikimit po mundohet tu jap këshilla mbi të gjitha apelojmë që dasmat të kenë kuptimin e plotë të dasmës, lëvizjet të jenë në përputhje me sigurinë në trafik dhe çdo pjesëmarrës në trafik është I obliguar tu përmbahet rregullave të sigurisë në trafik”, tha Avni Zahiti,  zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

Me këtë qëllim zyrtarët policorë kanë shpërndarë fletushka për qytetarët, ku janë përshkruar dhe ilustruar këshilla elementare gjatë lëvizjes me automjete në kolona me dasmorë.

“Mos u ulni në dritare të automjetit, mos dilni me pjesë të trupit jashtë automjetit, mos vallëzoni në rrugë, mos përdorni mjete videoinqizuese nga dritaret e automjetit”, thuhet në udhëzimet e Policisë së Kosovës

Kjo fushatë vtëdijësuese është mirëpritur nga qytetarët.

“Le të festojnë si duhet, jo me armë, me dalë nëpër kerre, me shkaktua komunikacion”, tha një qytetar.

“Shumë ide e mirë, po me vije shumë mirë”, shtoi një qytetare.

Policia ka apeluar te qytetarët që, duke vepruar në pajtim me ligjet dhe rregullat, secili të japë kontributin e tij në dobi të përmirësimit dhe parandalimit të dukurive negative.