Fushatë pa zë në Prishtinë? Xani: Duhet debat mes kandidatëve, jo heshtje strategjike

E shtunja e 13-shtatorit shënon ditën kur edhe zyrtarisht nis fushata për zgjedhjet lokale të 12-tetorit.
Në garë për të parin e Prishtinës janë Përparim Rama nga LDK-ja, Uran Ismaili nga PDK-ja, Hajrulla Çeku nga VV, Besa Shahini nga PSD-ja si dhe Bekë Berisha nga AAK-ja.
Ndonëse fushata nuk ka nisur ende zyrtarisht, kandidatët tashmë kanë nisur ti prezantojnë projektet dhe premtimet e tyre për Prishtinën.
Në një prononcim për Indeksonline, analisti politik Visar Xani thotë se fushta në përgjithsi duket një fushatë ende e matur nga ana e kandidatëve.
‘’Fushata po duket e matur , nuk ka shumë ekspozime të mëdha, ndoshta ka pasur disa aktivitete por ende meqë nuk ka filluar fushata nuk ka pasur ndonjë dinamikë të madhe, partitë kryesore janë përgatitur për strategjinë e tyre dhe ditët në vazhdim do të shohim ndonjë dinamikë të madhe’’, ka thënë ai për Indeksonline.
Xani thotë se kandidatët që synojnë pushtetin kryesisht janë fokusuar në premtimet e pushtetit aktual.
‘’Krahasimisht janë fokosuar më shumë tek premtimet e pushtetit që ka qenë deri më tani ndërsa pushteti ka lëvizur kohëve të fundit për ti nisur ato premtime e tyre për arsye që të mos thonë që kanë dështuar, por pushteti aktual ka pasur disa aktivitete për të treguar që po punojnë’’, thotë Xani për Indeksonline
Analisti politik thotë se premtimet sado që duken të mëdhaja ato për kryeqytetin nuk janë të mëdha.
Në fund Xani thotë se kandiatët për të parin e Prishtinës duhet të përballen në mes vete në debate publike.
‘’Unë po besoj që në demokraci përballjet duhet të jenë element kryesor dhe kandidati që synon Prishtinën patjetër që do të duhet në dispozicion për debate dhe të shpalos programin e tij’’, thotë Xani.
Zgjedhjet për kryetar komune pritet të mbahen më 12 tetor./Indeksonline/