10:38 / E Hënë, 16 Tetor 2017 / indeksADMonline

Fushatë vetëdijesuese për riciklimin e mbeturinave

Organizata “Green Art Center-Prishtina”, ka promovuar projektin i cili fokusohet në përmirësimin e organizimit të shërbimit të mbeturinave komunale dhe nisjes së ndarjes së mbeturinave në burim për shtatë komuna në Kosovë, në kuadër të fushatës vetëdijesuese “N’vend T’vet”.

Pjesë në promovimin e këtij projekti ishte edhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.

Ajo u zotua në krijimin e një kornize ligjore për trajtimin e mbeturinave. Resitja u zotua se trajtimi i tyre do të jetë prioritet.

“Projekti është një shembull i mirë për ngritjen e vetëdijesimit dua të inkurajoj për punën e tyre dhe për ti shprehur mbështetje. Ndërtimi i një sistemi efikas është një nga sfidat që do të merrem intensivisht për të përmbushur këtë vetëdijesim është angazhuar për të ngritur një kornizë ligjore”.

“Sfidë mbetet funksionalizimi i mekanizmave që mundësojnë zbatimit e kësaj kornizë ligjore. Prioritet i imi është trajtimi i duhur i mbeturinave, mbyllja e deponove ilegale dhe shndërrimi i tyre në zona të gjelbra”.

Ajo tha se do të mbështes edhe iniciativat qytetarë do të përmbushim objektivat për reciklumin e mbeturinave, raporton EO.

Ndërsa Kai Hofmann, përfaqësues i projektit të GIZ-it, tha se janë të përkushtuar në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë duke shtuar se vetëm 52 për qind e banorëve kanë qasje në shërbimet publike për mbeturina.

Ai tha se janë të angazhuar në rritjen e këtij shërbimi në mënyrë që të zvogëlojnë sa më shumë veprimtaritë të deponive ilegale.

Ky projekt fokusohet në përmirësimin e organizimit të shërbimit të mbeturinave komunale dhe nisjes së ndarjes së mbeturinave në burim për shtatë komuna në Kosovë.