23:13 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Fushatës për pavarësinë i bashkohen edhe bar & restorantet (Foto)

Prej nesër, shumica e bar & restoranteve në Prishtinë, do të bëhen pjesë e fushatës “10 vjet kafe t’pavarur”, e cila vjen si bashkëpunim i Shoqatës së Gastronomëve dhe Odës Ekonomike me Këshillin Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të festimeve për dhjetëvjetorin e pavarësisë “Kosova 10”.