75 Mall Live Search
12:05 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Fushë Kosova bëhet me sistem të ujit të pijes

Komuna e Fushë Kosovës prej sot ka furnizim të rregullt me ujë të pijes 24 orë në ditë, falë realizimit të projektit nga Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina, të mbështetur nga Qeveria e Kosovës dhe qeveria Gjermane.

Ndonëse, nga ky inaugurim i lëshimit në funksion të linjës magjistrale për furnizim 24 orë me ujë të pijshëm, u bë thirrje qytetarëve të kësaj komune që mos ta keqpërdorin ujin.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se shumica e keqpërdorimit të ujit bëhet nga kyçje ilegale, ndërsa këtë investim e quajti të mjaft të rëndësishëm për banorët e Fushë Kosovës dhe rrethinës.

“Është një investim mjaft me rëndësi për  vendin, një investim gjysmë milioni euro që është bërë edhe në restaurimin e rezervuarit në Shkabaj që përfshinë rreth 50 mijë banorë. Pra, është bërë një investim shumë i qëlluar. Shfrytëzoj këtë rast për t’i bërë thirrje qytetarëve që mos ta keqpërdorin ujin, sepse sot ne ballafaqoheni me humbje të mëdha të ujit të pijes”, theksoi Lluka.

Kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, tha se beson që tashmë banorët e kësaj komune do të kenë ujë të pijes 24 orë, ndërsa vlerësoi se ky është investimi më i madh që nga paslufta.

“Sot është një ditë e shënuar për Fushë Kosovën, po bëjmë përurimin e projektit për 24 orë pa ndërprerë me ujë për qytetin dhe për fshatrat për këtë punë kanë kontribuuar shumë institucione të cilat i falënderojmë që nuk do të vuajnë më qytetarët për ujin. Besojmë dhe shpresojmë që qytetarët e Fushë Kosovës do të kenë 24 orë ujë në përpjekje nga kompania ujësjellësi, komuna dhe qytetarët për shpenzimin e ujit. Ky është një prej sukseseve më të mëdha që nga paslufta”, theksoi Berisha.