15:23 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / Gj. Sh

Fushë Kosova bën befasi, shënon fitore ndaj Dritës

Fushë Kosova ka bërë besfasinë e javës së 23-të në Superligën e Kosovës.

”Pampurat” shënuan fitore si nikoqire e Dritës, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Sinan Sinanovic, në minutën e 88-të.

Kjo humbje e ka lënë skuadrën e Dritës në vendin e tretë në tabelë me 43 pikë, katër më pak se Llapi dhe pesë më pak se Ballkani.

Në anën tjetër, Fushë Kosova renditet në vendin e parafundit në tabelë me 15 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/