Fushë-Kosova me QKMF të re, sot nënshkruhet marrëveshja për ndërtim
Fushë-Kosova po bëhet me Qendër të re Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan IndeksOnline.
Nga MSH-ja pohojnë se marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re do të nënshkruhet sot në orën 14:00, në objektin e Komunës.
Marrëveshja do të nënshkruhet ndërmjet ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetarit të Fushë-Kosovës, Valon Prebreza.
I pranishëm në ceremoni do të jetë edhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti./IndeksOnline/

