75 Mall Live Search
13:23 / E Martë, 16 Korrik 2024 / L K

Fushë-Kosova ndan rreth 335 mijë euro për arsim

Komuna e Fushë-Kosovës ka njoftuar se ka ndarë rreth 335 mijë euro për mbështetjen e arsimit.

“DKA-ja për kategoritë e studentëve bachelor dhe master ndan mbi 250,000 euro. Me qëllim të mbështetjes së studentëve të Komunës së Fushë-Kosovës, Drejtoria Komunale për Arsim ndan mbi 250,000 euro për studentët e nivelit bachelor dhe master”, ka bërë të ditur Komuna e Fushë-Kosovës.

Po ashtu në njoftim thuhet se në kategorinë e studentëve bachelor, përfitues janë 547 studentë me shumë totale 191,450 euro, ndërsa nga niveli master përfitues janë 131 studentë me shumë totale 58,950 Euro.