Fushë Kosova sot gjashtë orë pa ujë
Përveç aktiviteteve të ndryshme në Republikën
e Kosovës me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Ujit, Kompania Rajonale e
Ujësjellësit ‘Prishtina’ nuk do e ndal punën, gjithnjë në shërbim të
konsumatorëve të saj.
Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka njoftuar konsumatorët e Fushë Kosovës se, gjatë
ditës së sotme do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke
filluar nga ora 09.00 deri në ora 15.00.
Ndërprerja e ujit në Fushë Kosovë do të bëhet për shkak të punimeve
teknike në kyçjen e gypit me diametër fi 600 mm nga Operatori ‘Alfa i’.
Këto punime po zhvillohen në kuadër të investimeve në infrastrukturën e rrjetit
të ujësjellësit, për një jetë më të mirë e më të lehtë për të gjithë qytetarët.
Ua kujtojmë se një pjesë e qytetit të Fushë Kosovës deri më tash, nuk
janë furnizuar me ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë.
Muaji maj 2019 do të jetë muaji i zgjidhjes përfundimtare të furnizimit me ujë
të pijshëm për të gjithë qytetarët e Fushë Kosovës.