12:06 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / OSH

Fushë Kosovë, arrestohet një person pasi kërcënoj policët

Gjatë ditës së djeshme, në mesditë, Policia arrestoj një person në Fushë Kosovë.

I dyshuari është arrestuar pasi kishte kanosur zyrtarët policorë deri sa ata po e kryenin punën e tyre.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, ai është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/