Fushë Kosovë: E rrah ish burri

Një grua ka raportuar se në mes të ditës është sulmuar nga ish bashkëshorti i saj, pas një mosmarrëveshje,transmeton IndeksOnline.
Policia thekson se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari ka mbetur që të paraqitet në polici./IndeksOnline/