75 Mall Live Search
10:02 / E Martë, 18 Gusht 2020 / indeksADMonline

Fushë Kosovë: Fshehën në veturë dhe në trupin e tyre mbi 1 kilogram marihuanë, arrestohen

Janë arrestuar pesë persona të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në  veturën dhe në trup të tyre janë gjetur dhe konfiskuar: dy paketime me Marihuanë me peshë prej 1513.9 gram(1 kilogram e 513.9 gram) te njëri i dyshuar, ndërsa në trup i është gjetur një qese me Marihuanë me peshë prej 4.7 gram, teksa te tjetri i dyshuar është gjetur një qese me 7.7 gram Marihuanë, thekson policia, transmeton IndeksOnline.

Tutje në raportin 24 orësh bëhet e ditur se  lidhur me rastin është kryer edhe kontrollimi i shtëpisë se njërit prej të dyshuarve dhe gjatë bastisjes i është gjetur një qese me 431.5 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe një peshore digjitale. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit  janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/