08:36 / E Diele, 19 Qershor 2022 / MSH

Fushë Kosovë, i dyshuari rrahë të dashurën e tij

Një viktimë, femër kosovare, ka pësuar lëndime trupore, pasi u kanos dhe sulmua fizikisht nga i dashuri i saj.

Rasti ka ndodhur para dy ditësh në Fushë Kosovë, diku rreth orës 20:35.

Sipas policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit  i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në njoftim të policisë.