Fushë Kosovë, i mituri arrestohet pasi sulmoi fizikisht nënën e tij

Pasditen e djeshme, rreth orës 17:30, Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në qytetin e Fushë Kosovës.
Ai u arrestua pasi kishte sulmuar nënën e tij fizikisht, transmeton Indeksonline.
Kjo kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje që e kishin pasur në familje.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë./Indeksonline/