Fushë-Kosovë: I shqiptojnë gjobën për mosregjistrim veture, i shan dhe ofendon policët

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Fushë-Kosovë, derisa po kontrollonin veturën e një personi kanë kuptuar se ai nuk e kishte të regjistruar atë. Në momentin që zyrtarët policorë e kanë njoftuar drejtuesin e automjetit për shqiptim gjobe, ai kishte filluar t’i ofendonte dhe t’i kërcënonte zyrtarët policorë, transmeton IndeksOnline.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.