Fushë Kosovë, një person raporton në polici: Gruaja më ka goditur me kabllo

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar edhe për dhunë në familje.
Një mashkull ka njoftuar policinë, se bashkëshortja e tij e kishte goditur me kabllo, transmeton IndeksOnline.
“DHUNË FAMILJARE
Fushë-Kosovë 30.11.2020 – 09:10. Ankuesi mashkull kosovar raporton se pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten e tij, të dyshuarën femër kosovare, ajo e kishte sulmuar fizikisht viktimën duke e goditur me një kabllo. Viktima ka marrë trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/