Fushë Kosovë/ Një person raporton në polici: Motra ime 15 vjeçe mund të ketë shkuar në Mal të Zi, me të dashurin e saj

Një person nga Fushë-Kosova, ka raportuar në Policinë e Kosovës se motra e tij është larguar nga shtëpia.
Sipas tij, ajo mund të ketë shkuar në Mal të Zi, me një person që kishte krijuar lidhje dashurie.
“MARRJA APO MBAJTJA E KUNDËRLIGJSHME E FËMIJËS
Fushë-Kosovë 21.12.2020, 08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare motra e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe ai dyshon se viktima ka shkuar në Mal te Zi me një person që kishte krijuar lidhje dashurie. Me vendim të prokurorit, rasti cilësohet si më lartë dhe vazhdon të hetohet”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/