Bastiset një lokal ku po zhvilloheshin lojëra fati, i dyshuar një i mitur, në Fushë-Kosovë
Policia e Kosovës ka bastisur një lokal në Fushë-Kosovë ku po organizoheshin veprimtari të paligjshme, si lojërat e fatit.
Për këtë rast, njësiti policor ka arrestuar një të mitur, i cili me vendim të prokurorit më pas është liruar.
Fushë- Kosovë 18.11.2019 – 20:00. Raportohet se njësitet policore, me autorizim të prokurorit të shtetit dhe urdhrit verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake, kanë bastisur një lokal në të cilin kanë qenë duke u zhvilluar veprimtari të kundërligjshme – lojëra të fatit, ku si dëshmi njësitet policore kanë gjetur dhe kanë konfiskuar: një softuer, 4 shtëpiza kompjuteri, një DVR të kamerave të sigurisë, një printer tiketash dhe një qese të zezë e mbushur me tiketa të luajtura. Në këtë rast është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull sqiptar, i cili është gjetur duke punuar në lokal, ndërsa pronari i lokalit ende nuk dihet se kush është. Për rastin janë njoftuar edhe inspektorët komunalë, kurse i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /IndeksOnline/