Fushë Kosovë: Qytetarit i ngutet, bën lëvizje të rrezikshme me veturën e tij

Shofërët e papërgjegjshëm vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve në trafik. Një rast i tillë ka ndodhur sonte në Fushë Kosovë, raporon IndeksOnline.
Aty një personë me veturën e tipit ‘Passat’ ka bërë tejkalim në gërshër, veprim ky i cili është rreptësisht i ndaluar dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm në komunikacion.
E një veprim të tillë “shoferi” në fjalë, sipas lexuesve të IndeksOnline e ka bërë përgjatë gjithë rrugës që con tek Eulexi në Fushë Kosovë.
Në vazhdim ndiqeni videon e plotë nga ky rast.