75 Mall Live Search
16:46 / E Diele, 15 Shtator 2024 / MSH

Fushë-Kosovë/ Vetura bie në gropën e hapur prej punimeve në rrugë

Një shofer është aksidentuar pasditen e sotme në Fushë-Kosovë, pasi ka rënë me veturë në një gropë.

Incidenti ka ndodhur në rrugën “Hajrullah Zymi”, raporton Indeksonline.

Në pamjet e publikuara nga media “Fushë Kosova City” vihet re se vetura është aksidentuar në një zonë ku po kryheshin punime rrugore.

Akoma nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë aksident, sakaq nuk dihet as për gjendjen shëndetësore të drejtuesit të automjetit.

Një orë pasi ra në gropë, vetura është tërhequr nga aty me ndihmën e një kamioni autobartës.