09:01 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Fushë Kosovë: Vodhën rreth 16 mijë euro, arrestohen dy të mitur

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Fushë Kosovë, të cilët kanë vjedhur rreth 16 mijë euro në një shtëpi.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka njoftuar policinë se dy persona i kanë vjedhur nga shtëpia e tij një shumë prej 15 850 (pesëmbëdhjetëmijë e tetëqind e pesëdhjetë) euro para të gatshme. Policia i ka arrestuar dy të dyshuarit (të mitur) dhe të njëjtit kanë pranuar se e kanë kryer veprën si dhe i kanë kthyer paratë e vjedhura të cilat i janë dorëzuar viktimës”, thuhet në raport.

Sipas policisë, në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt. /Indeksonline/