Fushë-Kosovën e presin shumë projekte infrastrukturore, paralajmëron Durmishi
Ministri në Detyrë, Hysen Durmishi, ditën e sotme e ka nisur me një vizitë në Komunën e Fushë-Kosovës.
Aty është mirëpritur nga kryetari i kësaj komune, Valon Prebreza. Nga atje Durmishi është shprehur se Fushë-Kosovën e presin shumë projekte infrastrukturore.
Postimi i plotë:
Sot isha për vizitë në Komunën e Fushë-Kosovës.
Është një ndjenjë e vërtetë krenarie të shohësh aktivistët e Lëvizjes në qeverisje dhe në shërbim të qytetarëve.
U prita nga kryetari i komunës, Valon Prebreza, nënkryetari Shpend Bardiqi dhe drejtori për Infrastrukturë, Arianit Tërmkolli.
Fushë-Kosovën e presin shumë projekte infrastrukturore, ndërsa ne na pret shumë punë, punë për të cilën jemi të gatshëm dhe që veçse e kemi filluar.

