Fushë-Kosovë: Arrestohet, pasi kultivonte kanabis brenda banesës

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi që gjatë bastisjes së banesës së tij, njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar 12 rrënjë të madhësive të ndryshme të dyshuara si kanabis sativa, transmeton IndeksOnline.
Policia njofton se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.