Fushë me barna dhe shiringa – kush i hodhi medikamentet mjekësore në Drenas?

Një fushë në Drenas është shndërruar në “deponi” të mbetjeve farmaceutike.
Zona në fjalë gjendet mes fshatrave Poklek dhe Korroticë e Epërme, aty ku gjenden barna e shiringa me afat të skaduar.
Indeksonline raporton se qasja në këto medikamente, ndonëse e rrethuar me shirita, është e lehtë, dhe mundësia për t’u kontaminuar ekziston.
Nga QKMF-ja e Drenasit thonë se mbetjet farmaceutike në fjalë nuk i përkasin QKMF-së.
Indeksonline ju sjell materialin e plotë: