16:45 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Fusni këmbët në uthull molle për 30 minuta dhe shihni çfarë do të ndodhë

Kjo banjë për shputat e këmbëve do t’i gjallërojë pjesët e thara të lëkurës së shputave tuaja dhe do t’ju ndihmojë të zhdukni infeksionet kërpudhore, do të zbusë shenjat e plakjes dhe do të relaksojë muskujt në tërë trupin.

Ekzistojnë mjaft mënyra që ta shfrytëzoni uthullën e mollës në kuptim të bukurisë dhe të shërimit të sëmundjeve të ndryshme, mirëpo pak njerëz kanë provuar këtë metodë.

Mbushni dy të tretat e legenit me ujë të ngrohtë, shtoni një filxhan uthull molle dhe përzieni. Zhytni shputat dhe mbani në këtë përzierje së paku 30 minuta, pastaj i lani me ujë të ftohtë.

Po ashtu, uthulla eliminon kërpudhat në shputa ose gishtërinj, dhimbjet dhe skuqjet midis gishtërinjve. Kjo banjë e shputave do të gjallërojë pjesët e thara të lëkurës së shputave tuaja, do të ndihmojë te infeksionet kërpudhore, do të zbusë shenjat e plakjes dhe do të relaksojë muskujt e tërë trupit.