Fustanet më të bukur dhe më të ngrohtë të dimrit
Të punuar, të trashë, me stil të viteve ’80, me motive, vintage… ja modelet tendencë të fustaneve për periudhën e ftohtë.
Fustanet e dimrit do jenë të të gjitha stileve, por mbi të gjitha do rikthejnë modën e shkuar dhe detajet e sostikuara. Të gjerët dhe ato me materiale retro do jenë më të preferuarit.
Të qëndisur si në vitet ’70-’80, me mëngë të fryra, me motive dhe volume, këto do jenë disa nga modelet më të bukura të fustaneve për këtë sezon.
