Fustani e “tradhëton” aktoren e njohur, kjo gjë nuk pritej në emision
Aktorja e njohur e Hollivudit, Mila Kunis, ka pasur një problem të sikletshëm.
Gjatë intervistës së saj në emisionin “The Tonight Show”, me moderatorin Jimmy Fallon, fustani i saj e ka “tradhëtuar” duke mos e lënë të qëndrojë ulur si duhet.
Fustani i Mila-s ishte shumë i ngushtë dhe ajo nuk mund të ndjehej rehat në kolltukun e skenës, shkruan IndeksOnline.
Këtë gjë ajo nuk e kishte parashikuar fare, duke thënë se ose i duhet ta bëjë intervistën në këmbë, ose gjysmë e shtrirë.
Jimmy, si një moderator pa komplekse, menjëherë tentoi ta bëjë Mila-n të ndjehet më mirë, duke i thënë se mund ta bëjnë intervistën gjysmë shtrirë në kolltuk, pa asnjë problem.
Ky moment u shoqërua me shumë të qeshura në audiencë./IndeksOnline/
Mila Kunis wore a standing-only dress 😭 #FallonTonight pic.twitter.com/ki7dUqKwAD
— The Tonight Show (@FallonTonight) December 9, 2025

