75 Mall Live Search
10:07 / E Hënë, 06 Shtator 2021 / B O

Fustani i dizajneres kosovare vlerësohet si një nga më glamurozët në Venezia Film Festival

Modelja e famshme italiane, Chechu Rodriguez është veshur nga Lia Stublla në një ngjarje të veçantë filmike. Motra e Belen Rodriguez kishte veshur një fustan magjepsës në ngjarjen e njohur filmike, “Venezia Film Festival”.

Modelja që numëron 4.4 milionë fansa në Instagram kishte shkëlqyer në këtë ngjarje të madhe, ndërsa fustani i saj në Itali është vlerësuar si një nga më glamurozët të kësaj ngjarje.

“Elle”, “Cosmpolitan”, “Glamour”, e “Republica” ishin vetëm disa nga magazinat gjigante të modës që kanë shkruar për fustanin e saj duke lakuar emrin e Lia Stubllës si dizajneres që bëri mrekulli me fustanin e Chechu Rodriguez./Indeksonline/