13:31 / E Hënë, 16 Maj 2022 / MSH

Fustani i Valdrin Sahitit në Billboard Music Awards

Stilimet e Valdrin Sahitit jo pak herë kanë dalur jashtë kufinjve të Kosovës.

Shumë yje si, Rita Ora, Era Istrefi, Beyonce, Khloe Kardashian e Nicole Scherzinger, i kanë besuar Sahitit pamjen e tyre në eventet më eminente në botë.

E i tillë ishte edhe Billboard Music Awards, ku fustani i Valdrin Sahitit u vesh nga artistja Chloe Bailey.

Këngëtarja zgjodhi fustanin e zi prej lekure, me prerje në stomak dhe në bel, e që e bënin të vente në pah linjat fantastike të trupit të saj.

Fustani është pjesë e koleksionit Valdrin Sahiti Black, teksa muzë e këtij stilimi është këngëtarja e famshme Nora Istrefi.