Futboll me ‘mashtrime’?! Ndihmësi i trajnerit i Galata-s kapet live duke sinjalizuar gjyqtarin
Një incident i pazakontë nga stafi teknik i Galatasaray po komentohet gjerësisht në mediat sportive ndërkombëtare dhe në rrjetet sociale.
Ngjarja ndodhi pasi trajneri i ekipit mori një karton nga gjyqtari gjatë ndeshjes. Në pamjet televizive shihet momenti kur një nga ndihmësit e tij në pankinë i bën me sy anësorit, duke sinjalizuar sikur kartoni të regjistrohej në emrin e tij dhe jo të trajnerit, shkruan Indeksonline
Ky veprim është interpretuar nga shumë komentues si një tentativë për të shmangur ndëshkimin e trajnerit, gjë që ka nxitur reagime të shumta dhe debate në botën e futbollit.
Pamjet e incidentit janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ndërsa shumë tifozë dhe analistë sportivë po kërkojnë sqarime dhe reagim zyrtar nga autoritetet e futbollit lidhur me këtë situatë.//Indeksonline//
World football is talking about this cheating incident.
— Troll Sports (@Troll_Sports1) March 8, 2026
It has emerged that after the Galatasaray coach received a card, his assistant winked at the linesman, signaling "write the card down for me." pic.twitter.com/SFBLM0WWaI

