Futboll me t’i kënaqë sytë, pesë gola në pjesën e parë të ndeshjes Liverpool-Leeds

Ka mbaruar pjesa e parë e ndeshjes mes Liverpool-it dhe Leedsit me rezultat 3:2 në të mirë të vendasve.
Mohamed Salah në minutën e 4-të kaloj Liverpoolin në epërsi nga pika e bardhë, transmeton Indeksonline.
Leeds arriti ta barazoj rezultatin me anë të Harrison në minutën e 12-të. Por, në minutën e 20-të, Van Dijk e rikthej epërsinë e Liverpoolit.
Por, ekipi i sapo inkuadruar në Premier Ligë nuk u dorëzua. Përsëri në minutën e 30-të arriti ta barazoj rezultatin me anë të Bamford.
Salah u përkujdes në minutën e 33-të që gëzimi i myësafirëve të mos zgjatë shumë./Indeksonline/