10:58 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Futbolli anglez në zi, ndërron jetë mbrojtësi i famshëm

Ish-mbrojtësi i Swansea Cityt dhe Bristol Rovers, Kevin Austin ka ndërruar jetë, në moshën 45-vjeçare.

Austin, i cili ka bërë 150 paraqitje për Swansean, e ka humbur betejën e tij me kancerin pankreatik në mbrëmjen e së premtes, transmeton IndeksOnline.

Në njoftimin e Swansea Cityt, shkruhet: ”Swansea ka qenë në kontakt me familjen e Kevin, gjatë tretmanit të tij”.

”Ata duan t’ju falënderojnë për mbështetjen e vazhdueshme, por, kërkesa e tyre është që privatësia e tyre të respektohet në këtë kohë”.

Përndryshe, Austin bëri edhe 61 paraqitje për Bristol, gjatë periudhës së tij 2-vjeçare me klubin.

Austin u largua nga Rovers drejt Swanseat, ku ai kaloi momentet e tij më të mira në karrierë./IndeksOnline/