75 Mall Live Search
12:51 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Futbolli i bashkon 2 vendet që teknikisht janë në luftë, Korenë Jugore dhe atë Veriore

Presidenti i FIFA-së, Gianni Infantino, po qëndron kryeqytetin e Koresë Veriore, Phenian.

Ai e ka ndjekur ndeshjen midis dy vendeve që teknikisht janë ende në luftë, Koresë Jugore dhe Veriore.

Ky takim që u mbyll pa gola, ishte i vlefshëm për kualifikimet e kampionatit botëror “Katari 2022”.

Ky ishte një rast i mirë për të treguar se futbolli, është sport që bashkon njerëzit pavarësisht gjendjes dhe rrethanave, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, krerët e dy shteteve, së fundi kanë nisur bisedimet për normalizimin e marrëdhenieve, pas shumë vjetësh konflikt.