75 Mall Live Search
16:03 / E Martë, 19 Mars 2024 / MSH

Futbolli italian në zi, ndahet nga jeta drejtori sportiv i Fiorentinës

Drejtori Sportivi i skuadrës së Fiorentinës, Joe Barone, ka ndërruar jetë.

Barone vdiq në moshën 57-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e drejtorit sportiv, e ka bërë të ditur vetë klubi italian me anë të një postimi në faqen zyrtare ku shkruan:

“Me dhimbje të thellë dhe trishtim të jashtëzakonshëm, Fiorentina sot humbet pankinën, një figurë që shënoi historinë e fundit të klubit dhe nuk do të harrohet kurrë. Drejtori i Përgjithshëm Giuseppe Barone, pas sëmundjes së ndodhur të dielën, ka ndërruar jetë sot në spitalin “San Raffaele” të Milanos.”

Kujtojmë që Barone u dërgua në spital të dielën, duke sjellë dhe shtyrjen e ndeshjes së kampionatit, të cilën Fiorentina e kishte planifikuar ta luante përballë Atalantës. Ai u sëmur në hotelin ku qëndronte ekipi, pak minuta para se sfida të startonte.

Barone luajti një rol mjaft të rëndësishëm në klubin vjollcë, pasi ishte krahu i djathtë i presidentit të Fiorentinës, Commisso, që kur miliarederi me origjionë italiane e bleu klubin në vitin 2019.