75 Mall Live Search
13:53 / E Enjte, 08 Shtator 2022 / A. M.

Futbolli kosovar bëhet me sigurim shëndetësor

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar sot përmes një komunikate zyrtare se ka arritur marrëveshje për sigurimin shëndetësor të futbollistëve.

FFK ka arritur të finalizoj projektin e sigurimit shëndetësor të futbollistëve ku për realizimin e këtij projekti të veçantë është arritur marrëveshja me kompaninë “Sigal Uniqa Group Austria”.

Përfitues nga ky projekt do të jenë Superligat e të dy konkurrencave, Ligat e Para po ashtu të dy konkurrencave si dhe Liga e dytë në konkurencën e meshkujve, përcjell KosovaPress.

Polica e sigurimit me të cilën do të pajisen të gjithë futbollistët e kategorive të cekura më lartë, do të jetë e kënaqshme, pasi që do të mbulojë lëndimet e zakonshme të futbollistëve dhe njëherësh deri te ato më të kushtueshmet.