12:06 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Futbolli kosovar bën edhe një arritje të madhe

Me 13 maj 2016 FFK u pranua si anëtare me të drejta të plota në organizatën e futbollit Botëror, FIFA.

Që atëherë disa gjyqtar nga Kosova janë licencuar dhe kanë drejtuar me sukses ndeshje ndërkombëtare.

Tashmë edhe komisioni i gjyqtarëve është pranuar me të drejta të plota në konventën ndërkombëtare të FIFA-s.

Kosova ka gjyqtarë me licencë të FIFA-s, të cilët me sukses po paraqiten në arenën ndërkombëtare. Sot FFK-ja i ka 31 gjyqtarë të kategorisë së parë, 112 të kategorisë së dytë dhe 166 të kategorisë së tretë.

Në gjirin e kësaj shoqate janë të përfshira edhe 11 gjyqtare të gjinisë femërore. /IndeksOnline/