Futbolli kthehet me derbin e Ruhrit, tri mungesa të rëndësishme për Dortmundin

Tashmë në Europë po flitet më shumë për futbollin e luajtur, me Gjermaninë që do të jetë vendi i parë që rinis kampionatin.
Emocionet e Bundesligës kthehen pas më shumë se dy muajsh me derbin e Ruhrit, Borussia Dortmund-Schalke 0-4, që do të luhet të shtunën në orën 15:30.
Në këtë sfidë që do të luhet me dyer të mbyllura, sipas “Kicker”, verdhezinjtë nuk do të kenë në dispozicion dy emra të rëndësishëm në mesfushë, Emre Can e Axel Witsel, për shkak të problemeve muskukore.
Borussia renditet e dyta në Bundesligë, me tri pikë më pak se Bayerni i Mynihut. Sipas protokollit shëndetësor të Ligës Gjermane, skuadrat duhet të qëndrojnë në karantinë kolektive për shtatë ditë, pas më shumë se dy muajsh në karantinë.
Nuk do të kuaj gjithashtu as lideri i sulmit të Borussias së Dortmundit, Marco Reus, për shkak të një tërheqjeje muskolore në fillim të muajit shkurt.
Reus po stërvitet individualisht dhe pritet të kthehet në dispozicion të trajnerit në fund të këtij muaji.